Sport
10 January 2024
Asani: Italia nuk e përmbys dot më Shqipërinë

Jasir Asani është i bindur për sukses! Nëse gjithmonë pyesni veten se cili është sekreti i këtij lojtari, mjafton të shikoni intervistat dhe mënyrën sesi shprehet ky futbollist, me besimin në vete për të mos i vendosur kurrë limite vetes.

 

Në një intervistë për “Pit Stop” , Asani foli edhe për ndeshjen e parë me Italinë.

 

“Për mua është më mirë një grup i fortë si ky, ta shohim edhe veten ku jemi. Duhet t’i tregojmë botës se nuk ishte rastësi që morëm vendin e parë dhe mundëm çekët dhe polakët. Do doja t’i shënoja të gjithë ekipeve, Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.

 

Po mu dha rasti do ta provoj një goditje nga larg me Donarumën, do ta shoh edhe Donaruma, e provova dhe me Sheznin, po tani e ka radhën Donaruma (qesh).

 

Po mu dha rasti, i bëj gol në ndeshjen e parë Donarumës. Mjafton t’i bëjmë golin e parë Italisë, pastaj do të bëjmë edhe të dytin edhe të tretin nuk diskutohet.

 

Kemi ekip që mbron dhe sulmon mirë, unë them se po shënuam golin e parë me Italinë, Italia nuk na përmbys dot më”, tha Asani..



Të ndryshme
Më shumë
Masat restriktive ka rritur interesin e qytetarëve për vaksinim në Maqedoni20 August 2021
Uroi serbët për Vidovdanin, përplasje mes Çitakut dhe Grenellit në Twitter29 June 2021
Remzie Osmani i reagon Dua Lipës, pasi vallëzoi nën tingujt e këngës së saj 4 August 2021