[ ? ]
24/06/2018 3:38 am
Ballina / Këshilla+ / Amvisat/ Mos e lini qumështin te dera e frigoriferit, rrezikoni shumë!

Amvisat/ Mos e lini qumështin te dera e frigoriferit, rrezikoni shumë!

Të zgjedhurit me kujdes të ushqimeve që ne konsumojmë, nuk është e mjaftueshme. Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje, por edhe vendosja e tyre në frigorifer ka një rëndësi të madhe. Shumica prej nesh qumështin zakonisht e vendosim në derën e frigoriferit. Do mendoni se ku qëndron problemi? Vendosja e qumështit në derën e frigoriferit, mund’ju kushtojë shumë.

Të paktën kështu sugjeron “Good Housekeeping”, e cila shkruan se mosorganizimi i mirë i ushqimeve në frigorifer, mund të na helmojë. Konkretisht, dera është pjesa më e ngrohtë e frigoriferit, prandaj mundësia që qumështi të prishet është më e madhe.

Kështu, sugjerohet që qumështi të mbahet në pjesën e poshtme, ose të mesme të rafteve të frigoriferit, pasi janë më të ftohta.

'
'

Të Ndryshme

Ky është ritmi ideal i zemrës për moshën që keni!

Ritmi i zemrës është numri i rrahjes së zemrës në minutë. Ju mund të matni …