[ ? ]
20/10/2018 12:12 am
Ballina / Lajme / BDI prezanton deputetët e Tetovës, Ahmeti: Sigurisht që fitojmë për misionin që kemi

BDI prezanton deputetët e Tetovës, Ahmeti: Sigurisht që fitojmë për misionin që kemi

Shtabi komunal i BDI-së në Tetovë prezantoi kandidatët për deputet ku të pranishëm ishin edhe krytari i partisë, z. Ali Ahmeti dhe shefi i shtabit qendror Bekim Neziri. Prezantimi i kandidatëve për deputetë para aktivistëve të pjesës urbane të Tetovës u zhvillua në Pallatin e Kulturës në Tetovë, para një numri mjaft të madh të pranishmëve. 

Këtë takim e shpalli të hapur, shefi i shtabit komunal, njëherit edhe kandidat për deputet z. Xhevat Ademi i cili me këtë rast theksoi se BDI, në këto zgjedhje është përpjekur që të nxjerrë më të mirët nga më të mirët, forcën, elanin dhe energjinë nga rinia.

Më pas, para të pranishmëve u prezantuan edhe kandidatët tjerë nga dega e Tetovës, të cilët në skenë u ngjitën nga pjesë të ndryshme të sallës ku fillimisht ishin të ulur, për të dëshmuar në këtë mënyrë se BDI, është pjesë e popullit, mbështet tek ai, por dhe gjithmonë e gatshme që para tij të japë llogari.

Nga kandidatët i pari në skenë u ngjit, Bekim Memeti, kryetar i Forumit Rinor të BDI-së, Dega në Tetovë, i cili me këtë rast tha se rinia gjithmonë ka zënë vend në strukturat e BDI-së. “Ne rinia e BDI-së kemi vendin në strukturat më të larta partiake e shtetërore. Në këto zgjedhje ne jemi të përfaqësuar me mbi 30%, BDI në periudhën 2016-2020 ofron platformë ku rinia zë vend të rëndësishëm”, tha në mes tjerash Memeti, duke ftuar të rinjtë që masovikisht të përkrahin politikat e liderit, z. Ali Ahmeti, pasi në këtë mënyrë, jo vetëm që dalim fitimtarë por edhe vendimtarë: Ibadete Kamberi, Visar Beqiri, Arlinda Muharemi, Rina Hajdari, Bajram Rexhepi, Merita Mustfai dhe Shpresa Hadri.

Bajram Rexhepi, kandidati për deputet nga Malësia e Sharrit, para të pranishmëve tha se do të angazhohet për investime kapitale në Qendrën turistike “Kodra e Diellit”, si një prej pasurive më të mëdha të rajonit dhe veçanërisht të malësisë. “Me investimet e parapara në këtë qendër turistike, përpos rritjes së atraktivitetit të saj për të tërhequr numër sa më të madh të turistëve, do të mundësohet edhe hapja e vendeve të reja të punës, që do të jetë një ndihmesë e madhe për banorët e fshatrave të malësisë”, tha në mes tjerash z.Bajram Rexhepi, duke shtuar se edhe në Zonën e Lirë ekonomike të Tetovës punohet në ndërtimin edhe të disa kapaciteteve prodhuese të cilat poashtu përpos punësimit të popullatës, do të ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të këtij rajoni. 

Kryetarja e Forumit të Gruas të BD-së, në Tetovë dhe kandidate për deputete, znj. Merita Mustafai, në fjalën e saj tha se sikurse edhe në ciklet e kaluara zgjedhore, BDI edhe kësaj rradhe garon me vizion bashkëkohoor, vizion ky që do të realizojë e ëndrën e shumë gjeneratave. Zonja Mustafai, theks të veçantë në fjaqlën e saj i kushtoi transportit dhe infrastrukturës duke premtuar se si deputete në Parlamentin e Maqedonisë do të angazhohet që të përfundohet sa më shpëjtë Koridori 8, linja hekurudhore Shkup – Elbasan, përfundimi i autostradës Shkup – Prishtinë, si dhe rruga Tetovë – Prizren dhe të tjera, të cilat në masë të madhe do të ndikojnë në afrimin edhe më tepër të hapësirave shqiptare, me çka do të ndikohet edhe në përafrimin më të madh, afarist, kulturor, arsimor dhe shpirtëror të shqiptarëve, në të gjitha viset ku jetojnë ata.

Shpresa Hadri, kandidate për deputete pasi numëroi të arriturat e përbërjes së kaluar parlamentare, pjesë e së cilës ka qenë, theksoi se edhe në mandatin e ardhshëm, do të angazhohet që të vazhdojnë investimet kapitale, sidomos në arsim dhe kulturë, si dy shtylla mjaft të rëndësishme për shqitarët. Ajo theksoi se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i konviketeve të Universitetit të Tetovës, do të përfundojë ndërtimi i stacionit të filtrimit të ujit, ndërkohë që u angazhua edhe për ngritjen e qendrave për qëndrim ditor për moshën e tretë, ndihmën financiare familjeve me anëtarë me nevoja të veçanta dhe hapjen e shkollës së mesme në gjuhën sshqipe, po për këta fëmijë me nevoja të veçanta. 

Shefi i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, z. Bekim Neziri duke iu drejtuar të pranishmëve tha se në politikë thuhet: “Nëse dëshiron të dish se si i ke punët në politikë, drejtoi sytë nga Tetova”, d.m.th BDI, me këtë prezencë tuajën në Pallatin e Kulturës, padyshim se do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 11 dhjetorit”. Ai më tej përmendi edhe investimin kapital prej 29 milionë euro që do të sigurojë gazin në Maqedoninë Perëndimore, investim ky i siguruar falë politikave të BDI-së. Investimi kapital që arrin vlerën mbi 17 milionë euro në Kodrën e Diellit gjithashtu është siguruar nga BDI përmes ndërrmarjes publike ELEM, tha në mes tjerash Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri.

Kryetari, z. Ali Ahmeti, duke iu drejtuar aktivistëve të pranishëm tha se BDI do të vazhdojë të qëndrojë e palëkundur në bindjet e saj dhe përbetimeve në të mirën e qytetarëve shqiptarë.

Kryetari Ahmeti gjithashtu tha se ky do të jetë një mandat që kërkon kapacitete në të gjitha fushat, sidomos në ndërtimin e politikave dhe tejkalimin e problemeve që nuk kanë kohë për të pritur.

“Ky vend duhet njëherë e përgjithmon t’i zgjidhë problemet me fqinjët, pasi as në hasmëri e as në probleme të pazgjidhura, neve nuk na krijojnë mundësi e hapësirë për zhvillim e prosperitet, pasi jemi prapa vendeve të zhvilluara, prandaj për të materializuar këto çështje të mëdha, siç është çështja e emrit, statusi i gjuhës shqipe, pavarësisht avancimit që është bërë, për t’u përmbyllur këta kapituj që përmenda, duhet patur në rradhë të parë guxim, tani njohuri, tani përgatitje të fuqishme për debat dhe përplasje, por përplasje jo të armatosur, por intelektuale e shkencore dhe në fund duhet pritur triumfi. Këto çështje të mëdha nga axhami asesi që nuk bëhen, por bëhen nga misionarë, njerëz të cilët i gjenë vetëm në BDI, njerëz që dinë më së miri të mbrojnë kauzën kombëtare”, deklaroi kryetari Ahmet. Ai gjithashtu tha se brenda rradhëve të BDI-së janë rreshtuar misionarët, atdhetarët, brenda BDI-së janë edhe ata që kanë ndërtuar vepra e të cilat i gëzojnë jo vetëm ata që janë prezent në këtë sallë, por i gjithë populli shqiptar.

“Misioni ynë vazhon. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë, unë nuk dyshoj në fitoren e rradhës. Me kalimin e kohës BDI veç që organizohet edhe më mirë, BDI ka lindur nga njerëz që kanë dhënë shumë ndër gjenerata, prandaj i ngjan ANTEUT sa herë prek tokën, sa herë që organizohen cikle zgjedhore del më e fuqishme”, u shpreh kryetari Ahmeti.

 

'
'

Të Ndryshme

Aksident i rëndë trafiku në Tetovë,njëri nga shoferët me probleme psiqike– FOTO

Një aksident i rëndë trafiku sa po ka ndodhur në rrugën Ilindenska në Tetovë më …