[ ? ]
19/06/2018 10:35 am
Ballina / Lajme / Cfarë po ndodh??Era Istrefit i rrezikohet performanca në hapjen e Kampionatin Botëror!

Cfarë po ndodh??Era Istrefit i rrezikohet performanca në hapjen e Kampionatin Botëror!

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi arriti që të jetë zëri i këtij Botërori, teksa së bashku me Will Smith dhe Nichy Jem do të këndojnë këngën “Live it up”.

Kjo përfshirje e Erës në këngën zyrtare të Botërorit, ka bërë krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, por nuk ka shkuar ashtu siç duhet, Era ka hasur një pengesë.

Era, rrezikon të humbas performancën në hapjen e Botërorit, për shkak të vizës në Rusi. Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali “Europa Plus”. Por, fatkeqësisht, nuk mundi të ngjitej në skenën e Moskës krah artistëve të tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha, apo Arilena Ara, për shkak se nuk siguroi dot vizën.

Në pikëpyetje mbetet edhe performanca në Botëror. Lajmi e konfirmoi edhe mamaja e këngëtares shqiptare, e cila deklaroi se vajza e saj duhet të kthehet në Shqipëri për tu marrë me vizën ruse.

“Tani duhet të merremi me vizën e Rusisë. Erës i duhet të kthehet në Shqipëri dhe në Kosovë për t’u marrë me to”, u shpreh mamaja e këngëtares.

'
'

Të Ndryshme

Mamaja që po çmend rrjetin me foto provokuese!(FOTO)

Ildiko Ferenczi konsiderohet në botën e modës si “mami më seksi në botë”. Po të …