[ ? ]
20/10/2018 12:48 am
Ballina / Këshilla+ / Dehidratimi, shkaku kryesor i rrudhave: Ja sa ujë duhet pirë për një lëkurë plot jetë!

Dehidratimi, shkaku kryesor i rrudhave: Ja sa ujë duhet pirë për një lëkurë plot jetë!

Dehidratimi është një fenomen universal, që prek të gjitha lëkurat.

Mungesa e ujit theksohet me kalimin e moshës dhe kthehet shpejt në një faktor përkeqësues të plakjes së lëkurës. Me kalimin e kohës, rrudhat e imta të dehidratimit kthehen në rrudha të thella e të frikshme që pushtojnë gjithë fytyrën.

Stresi, ndotja e ritmi i jetës moderne, lënë gjithnjë e më shumë gjurmë në lëkurë. Çdo ditë dhe më tepër, lëkura venitet, asfiksohet dhe humbet freskinë e saj, pasi qelizat kanë mungesa oksigjeni dhe elementësh ushqyes.

Nëse doni të keni një lëkurë më të shëndetshme e të bukur, rrisni ndjeshëm sasinë e ujit që konsumoni brenda ditës.

Ju duket e vështirë të konsumoni nga 1.5 deri në 3 litra ujë në ditë?

Ja një plan që do t’ju ndihmonte ta arrinit këtë, duke shpërndarë përgjatë ditës gjithë sasinë e ujit – këshillohen tetë gota në ditë:

  •  Një gotë e madhe – dhe e ngrohtë nëse ju pëlqen – me pak lëng limoni në mëngjes.
  •  Një e dytë pasi keni bërë banjo apo dush, që të hidratoheni.
  • Të tretën pijeni përpara mesditës, për të hequr urinë.
  •  Gotën e katërt pak përpara drekës. Kështu ndoshta hani më pak – mos pini ujë gjatë drekës, sepse kjo pengon procesin e tretjes.
  •  Ktheni dy gota të tjera gjatë pasdites, sidomos nëse keni dhimbje koke – kjo është shenja tipike e dehidratimit.
  •  Pini një tjetër gotë ujë teksa përgatisni darkën.
  • Pasi të keni mbaruar së darkuari, pini një gotë ujë me ngadalë dhe ja… u bënë tetë gota!

Këshillë

Mos pini shumë gota njëherazi, ndryshe do ju duhet të shkoni shpesh në tualet. Për të njëjtën arsye, mos pini shumë ujë pas orës 9 të dark.

'
'

Të Ndryshme

Ky është ritmi ideal i zemrës për moshën që keni!

Ritmi i zemrës është numri i rrahjes së zemrës në minutë. Ju mund të matni …