[ ? ]
16/11/2018 2:24 pm
Ballina / Lajme / Facebook mbyll profilet e adhuruesve të kriminelëve serbë të luftës

Facebook mbyll profilet e adhuruesve të kriminelëve serbë të luftës

Rrjeti social “Facebook” ka mbyllur përkohësisht profilet e një numri të madh të përdoruesve që kanë publikuar fotografi të kriminelëve të luftës Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq, raporton gazeta beogradase “Veçernje Novosti”.

Shumë prej këtyre përdoruesve janë ankuar se u janë mbyllur profilet për shkak se kishin publikuar fotografi me portretet e Mlladiqit e Karaxhiqit, pa asnjë diçiturë apo koment shoqërues.

Midis profileve të mbyllura ka qenë edhe ai i një burri që e kishte publikuar fotografinë e një tatuazhi me protretin e kriminelit famëkeq serb, Ratko Mlladiq, shkruan gazeta.

“Na kanë censuruar, për shembull, faqa është mbyllur vetëm për shkak se në faqen e Facebook-ut të portalit ‘Srbin.info’ kemi shpërndarë tekstin gazetaresk për gjykimin e Ratko Mlladiqit”, ka thënë Dejan Zllatanoviq, adminsitrator i faqes së këtij portali serb dhe faqes “Fan klubi Vladimir Putin”.

Ai ka shtuar se fillimisht ka marrë njoftim,in për mbylljen e përkohshme të faqes, ndërsa më pas është informuar për mbylljen e faqes, për shkak të publikimit të një statusi me fotografinë e “Engjëllit të Bardhë”, freskës së njohur të Manastirit të Mileshevës, në Serbi.

'
'

Të Ndryshme

Aksident i rëndë trafiku në Tetovë,njëri nga shoferët me probleme psiqike– FOTO

Një aksident i rëndë trafiku sa po ka ndodhur në rrugën Ilindenska në Tetovë më …