[ ? ]
14/08/2018 12:36 pm
Ballina / Këshilla+ / Gruaja ndaloi së përdoruri shampo për 6 muaj.Ja ç’farë ndodhi me flokët e saj!

Gruaja ndaloi së përdoruri shampo për 6 muaj.Ja ç’farë ndodhi me flokët e saj!

Një grua vendosi të ndiqte një eksperiment të quajtur “No Poo”, i cili duhej të zgjaste vetë për 30 ditë. Por, ajo e tejkaloi këtë duke e ndjekur për 6 muaj rresht. Në vend të një shampoje të zakonshme, ajo përdori fuqitë e kombinimit të uthullës së mollës me sodën e bukës.

Pse eksperimenti “No Poo”?
Ka teori që qarkullojnë që produktet e prodhuara në treg, duke përfshirë shampot, mund të shpërbëjnë vajrat natyralë që gjenden në flokë. Kjo ndodh kur ato bien në kontakt me lëkurën e kokës, duke prodhuar vaj për të cilat flokët tuaj nuk kanë nevojë. Yndyra natyrale e flokëve nuk arrin dot deri në majat e flokëve dhe kjo është pikërisht arsyeja se pse duhet të përdorni një zbutës për to, për t’i mbrojtur dhe për t’i zbutur.

Çfarë ndodhi gjatë eksperimentit?
Në fillim, ishte e vështirë për t’u përshtatur për shkak të aromës  së rëndë kur aplikonte kombinimin sodë-uthull. Por, lajmi i mirë ishte se ajo zhdukej menjëherë pas larjes. Pas një muaji pa shampo, gruaja vuri re se sa të shëndetshme u bënë flokët e saj. Vazhdoi sërish ta shmangte shampon dhe floku pak nga pak bëhej më pak i yndyrshëm. Gjatë këtij trajtimi ajo aplikonte shpesh vaj kokosi dhe më pas i lante flokët me kwtw pwrzierje.

Nëse kjo ju intrigon, mund ta provoni këtë eksperiment në shtëpi.
Përdorni dy lugë gjelle sodë buke nëse keni flokë të gjatë, ndërsa nëse keni flokë të shkurtër 1 lugë. Hidheni në një kavanoz dhe shtoni më pas edhe 1 gotë ujë. Në një kavanoz tjetër hidhni 2 lugë gjelle uthull molle dhe 1 gotë ujë përziejini mirë. Lagni fillimisht flokët dhe aplikoni sw pari përzierjen me sodë buke. Masazhojeni kokën ngadalë.
Më pas aplikoni përzierjen me uthull dhe mbajeni 1 minutë. Brenda 6 muajve do të vini re se flokët tuaj do të jenë bërë shumë të butë dhe lehtësisht të menaxhueshëm.

'
'

Të Ndryshme

Ky është ritmi ideal i zemrës për moshën që keni!

Ritmi i zemrës është numri i rrahjes së zemrës në minutë. Ju mund të matni …