[ ? ]
18/08/2018 11:17 am
Ballina / Këshilla+ / Kjo lule nuk duhet të mungojë në shtëpinë dhe zyrën tuaj!

Kjo lule nuk duhet të mungojë në shtëpinë dhe zyrën tuaj!

Gjen gjithnjë e në rritje interesi për bimët që mund të mbahen brenda në shtëpi dhe NASA, ka analizuar karakteristikat e disa luleve, duke arritur në përfundimin se lulja Pothos është më e dobishmja për pastrimin.

Bima që shikoni në fotografi eliminon elementët toksik në ambient, të cilët mund të jenë një problem i vërtetë për shëndetin tonë, mbi të gjitha formaldedie, një nga elementët më të rrezikshëm kancerogjenë që gjendet nëpër shtëpi.

Një tjetër element është ksileni, i cili mund të shkaktojë dhembje koke papritur si dhe benzeni, një tjetër agjent kancerogjen, shumë i dëmshëm, nëse thithet në sasi të mëdha.

Kjo bimë kultivohet lehtësisht, mjafton që ta zënë rrezet e diellit dhe të ujitet jo më shumë se dy herë në javë.

 

'
'

Të Ndryshme

Ky është ritmi ideal i zemrës për moshën që keni!

Ritmi i zemrës është numri i rrahjes së zemrës në minutë. Ju mund të matni …