[ ? ]
18/08/2018 11:16 am
Ballina / Këshilla+ / Maska në kushte shtëpie për flokë të thatë dhe të dëmtuar!

Maska në kushte shtëpie për flokë të thatë dhe të dëmtuar!

Maskat për flokë janë të shkëlqyeshme dhe shumë të shtrenjta!Ku disa edhe nuk përshtaten për flokët tona dhe për problemin që duhet trajnuar.

Gjurma.com ju mundëson që të mësoni se si të trajtoni flokët tuaja me maska me prodhime natyrale.

Maskë me vezë:
Ajo që ju nevoitet është:

  • 2 vezë
  • 2 lugë ujë

Përzieni këto përbërës dhe përdorni në flokë të lagura dhe bëni si masazh për flokët.

Lëreni 10 – 15 minuta, lajeni me shampo të butë.

Maskë me banane

Ajo që ju nevoitet është:

  • 1 banane
  • 1vezë
  • 3lugë mjaltë
  • 3lugë qumësht
  • 3lugë vaj ulliri

Përzieni derisa përmbajtja të bashkohet, pastaj përdorni në flokë. Lëreni të veprojë 15 deri 30 minuta dhe lajeni me shampo të butë.

Maskë me jogurt

Ajo që ju nevoitet është:

  • 1 të bardhë të vezës
  • 6 lugë jogurt
  • pak vaj

Përzieni një të bardhë të vezës derisa të trashet pak përmbajtja. Përzieni me gjashtë lugë jogurt me pak vaj. Përdorni në flokë dhe lëne të veprojë 15 deri 30 minuta. Shpërlajeni me shampo të butë.

Maskë me vaj ulliri

Ajo që ju nevoitet është:

  • 5 lugë vaj ulliri
  • 2 vezë

Përzieni pesë lugë vaj ulliri me dy vezë. Lyeni tërë hapësirën e flokëve me këtë përmbajtje, pastaj mbuloni me foli plastike ose kapelë për dush. Nxehtësia e folisë ose kapelës do ta ndihmojë vajin të futet thellë në strukturën e flokut. Lëreni të veprojë minimum 30 minuta dhe pastaj shpërlajeni me shampo.

Maskë me mjaltë dhe vaj ulliri

Ajo që ju nevoitet është:

3 lugë vaj ulliri

2 lugë mjaltë

Përzieni tri lugë vaj ulliri me dy lugë mjaltë. Njëjtë si në rastin e mëparshëm. Pas gjysmë ore ose më shumë pastroni përmbajtjen e flokut.
butë.

'
'

Të Ndryshme

Ky është ritmi ideal i zemrës për moshën që keni!

Ritmi i zemrës është numri i rrahjes së zemrës në minutë. Ju mund të matni …