[ ? ]
16/10/2018 12:13 pm
Ballina / Sport / Ronaldo,thyen rekord!400 gola në Real Madrid!

Ronaldo,thyen rekord!400 gola në Real Madrid!

Futbollisti tejet i njohur për të gjithë Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë të rekorde të reja. Me tripletën e shënuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Atleticos,ai ka arritur shifrën e 400 golave me fanellën e Realit të Madridit duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori.

Shifra të mëdha  kur bëhet fjalë për vetëm 8 sezone të luajtura me këtë fanellë. Ronaldo ka rekord në javët  e fundit, ku vetëm në tre ndeshje ka shënuar plot 8 gola.

Përveç 400 golave me fanellën e Realit, Cristiano Ronaldo arrin të shtojë golat në Ligën e Kampionëve në 103 duke udhëhequr listën e golashënusve që ndiqet nga Messi në vendin e dytë.

'
'

Të Ndryshme

Ryad Mahrez,ka një objektiv!Zbulojeni se çfarë!

Futbollisti algjerian , jep sinjale largimi nga Leicester me mbylljen e këtij sezoni. Algjerian  deklaroi …