[ ? ]
20/10/2018 1:05 am
Ballina / Lajme / Sa i domosdoshëm është lëngu i qershisë për shëndetin!

Sa i domosdoshëm është lëngu i qershisë për shëndetin!

Qershitë janë një burim i mirë i vitaminave, A, B1, B2, B3, B6, C dhe K, mineraleve kalium, kalcium, hekur, bakër, mangan, magnez, fosfor dhe zink. Përmbajnë fibra, celulozë, pektinë, proteina dhe karbohidrate. Ato rekomandohen për shkak të vetive shëruese që kanë:

Të mbrojnë nga kanceri

Qershitë janë të pasura me luteinë, zeaksantinë dhe betakariotintinë – përbërës që njihen si “pastrues” të radikalëve të lira, shkaktuese të vërtetuara të kancerit.

Ato kanë edhe kuercetinë, pigment bimor nga grupi i flavonoideve. Sipas shumë studimeve, kjo substancë, shkaku i përbërësve kundër kancerit, ndikon në parandalimin e tij.

Mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut

Kaliumi i fshehur brenda qershive të ëmbla ndikon në shëndetin e zemrës. Studimet kanë treguar se konsumimi i ushqimeve apo pemëve të pasura me këtë mineral mund të jetë i dobishëm në rregullimin e shtypjes së gjakut, të rrahurave të zemrës dhe aktiviteteve elektrizuese në zemër.

Veç të tjerash, konsumimi i qershive ndihmon edhe te inflamacionet, pakësojnë dhimbjet dhe kthejnë fuqinë, pastrojnë  veshkat dhe kanalet urinare.

Flini si qengja me lëng qershie

Një gotë me lëng qershie në mëngjes dhe në mbrëmje mund t’i ndihmojë njerëzit të flenë më mirë, sipas një raporti të ri. Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Louisiana-së në SHBA, në një studim të bërë kanë konstatuar se konsumimi i lëngut të qershisë dy herë në ditë për dy javë, i ka ndihmuar personat e përfshirë në studim në rritjen e kohës së fjetjes me 90 minuta, krahasuar me ata të cilët nuk kishin konsumuar lëng qershie.

'
'

Të Ndryshme

Aksident i rëndë trafiku në Tetovë,njëri nga shoferët me probleme psiqike– FOTO

Një aksident i rëndë trafiku sa po ka ndodhur në rrugën Ilindenska në Tetovë më …