[ ? ]
20/10/2018 12:14 am
Ballina / Këshilla+ / Thonjtë i lyeni çdo ditë, por a e dini se…..

Thonjtë i lyeni çdo ditë, por a e dini se…..

Të gjitha femrat pëlqejnë të bëjnë manikyr pra të lyejnë thonjtë ti zbukurojnë ato mirëpo askush nuk e di se sa i rrezikshëm është llaku i thonjëve, për shkak të përbërësve kemikal që ka, të cilët shkaktojnë dëme të mëdha brenda jashtë trupit tonë.

Llaqet më të popullarizuara në botë përmbajnë një numër të madh kimikalesh dhe toksinash që shkaktojnë çrregullime hormonale dhe probleme të tjera shëndetësore.

Për këtë është bërë një studim duke u fokusuar në 20 femra,të cilat lyejnë thonjtë rregullisht me disa nga këto brende të llakut për thonj.
Rezultatet kanë shfaqur se të gjitha brendet kanë rezultuar pozitive në Trifenilfosfati, edhe pas 10 orësh që është aplikuar në thonj.

 

Trifenilfosfati është një përbërës kemikal që mund të çrregulloj sistemin endokrin dhe hormonet, duke ndikuar edhe në metabolizëm dhe sistemin reproduktiv, gjithashtu. Ky përbërës është më se i dëmshëm për femrat të cilat lyejnë thonjtë rregullisht, gjë që shkakton rritje të kësaj substance çdo herë e më të madhe në organizëm, duke shkatërruar trupin përbrenda dal nga dal.

Tolueni në anën tjetër është substancë kimike që njihet si parandalues i zhvillimit të mirëfilltë të fëmijës gjatë shtatzënisë dhe shkaktar i irritimit të lëkurës njëkohësisht.

Formaldehidi është një lloj substance kancerogjene, e cila mund të tretet në ujë dhe ajër. Ekspozimi ndaj saj shkakton simptome si astma, inflamacioni, dhe shkurtimi i frymëmarrjes, por jo vetëm kaq. Kjo substancë është tejet e dëmshme përkatësisht për personat që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Për t’u larguar nga këto substanca kimike dhe toksina, mund të përdorni alternativat natyrale për lyerjen e thonjve:

Acquarella
Acquarella është tërësisht natyrale dhe iu ofron 50 lloje të ndryshme të ngjyrave për thonjë. Përbërës kryesor ka ujin dhe përmbanë formaldehyde, toluene, dhe triphenylphosphate.

Honeybee gardens
Edhe ky llak thonjësh është me përbërës natyral dhe nuk ka as edhe një përbërës kemikal apo toksik.

SpaRitual
Ky është një brend vegan për thonj pa materie toksike brenda.

'
'

Të Ndryshme

Ky është ritmi ideal i zemrës për moshën që keni!

Ritmi i zemrës është numri i rrahjes së zemrës në minutë. Ju mund të matni …