[ ? ]
19/06/2018 10:43 am
Ballina / Këshilla+ / Trajtimi i akneve dhe shërimi i plagëve, pse duhet të përdorni ujë dhe kripë?!

Trajtimi i akneve dhe shërimi i plagëve, pse duhet të përdorni ujë dhe kripë?!

Acqua e sale – Ujë dhe kripë” është një ndër bashkëpunimet më të suksesshme të këngëtarëve italianë Mina dhe Adriano Celentano, mirëpo në artikullin e sotëm do të flasim për efektin e shkëlqyer që kanë këta dy përbërës në kujdesin e përgjithshëm të njeriut.

Më poshtë ju njohim me 5 arsyet pse duhet të përdorni ujë dhe kripë, si edhe efektet e tyre pozitive që nga trajtimi i akneve tek përmirësimi i sistemit tretës:

Lehtëson shërimin e plagëve: Përveç se shërben si një dizenfektues i shpejtë i plagëve, kombinimi i ujit dhe kripës lehtëson gjithashtu shërimin e tyre. Mjafton të tresni pak kripë të trashë deti në ujë të ftohtë dhe ta aplikoni mbi lëkurë. Shënim: Ky truk funksionon sidomos mbi plagët e lehta, në rastin e atyre më të rënda drejtohuni mjekut.

Lufton infeksionet: Uji i kripur ka gjithashtu një efekt surprizues në luftimin dhe parandalimin e disa llojeve të ndryshme të infeksioneve: si infeksioni vaginal (nëse keni irritim të zonës rreth vulvës mund ta shpëlani disa herë me ujë të ftohtë dhe kripë), infeksionet në gjuhë.

Përmirëson tretjen: Nuk duhet të harroni që procesi i tretjes nis që nga goja, prandaj është e rëndësishme që të pini ujë me kripë pasi kjo e fundit lëshon amilazinë, një enzimë shumë e rëndësishme për tretjen. Kripa natyrale stimulon gjithashtu acidin kloridrik si dhe enzima të rëndësishme që shpërbëjnë proteinat. Por, jo vetëm, të gjithë këta përbërës bëjnë të mundur sekretimin e ushqimit në traktin intestinal dhe mëlçi për një tretje sa më të mirë.

Trajton papastërtitë e lëkurës dhe aknet: Kripa e trashë është një nga eksfoliuesit më të mirë natyralë që i duhet fytyrës tuaj. Mirëpo e kombinuar me ujë dhe pak vaj bimor, ajo kuron aknet, përmirëson qarkullimin e gjakut në fytyrë dhe mban nën kontroll yndyrën e tepërt.

Eleminon zbokthin e tepërt: Përzieni një sasi të caktuar të kripës së trashë dhe ujë, lëreni të tretet plotësisht dhe më pas me ndihmën e një furçe aplikojeni direkt mbi skalp. Masazhojeni për pak minuta dhe më pas shpëlani kokën si zakonisht. Këshillohet që ky hap të bëhet gjithmonë pasi të keni përfunduar së bëri dush.

'
'

Të Ndryshme

Ky është ritmi ideal i zemrës për moshën që keni!

Ritmi i zemrës është numri i rrahjes së zemrës në minutë. Ju mund të matni …