Nga Rajoni
31 August 2020
Mbyllet pakti/ Vota e shqiptarit Dritan Abazovic shkon për rrezimin e Gjukanovicit

Një prej partive shqiptare, ajo e drejtuar nga Dritan Abazovic që mori katër mandate, po bëhet vendimtare për qeverinë e re në Mal të Zi.  Abazovic ka vendosur të formojë koalicionin qeverisës me partitë opozitare.

Okej i Abazovic është dhëne pasi premtimi i tij i fushatës se qeveria demokratike do të përbëhet nga ekspertët në fusha të veçanta, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare është pranuar nga opozita pro serbe.

Sipas të përditshmes “Vjesti” pas takimit të liderëve të 3 koalicioneve opozitare, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë dhe e bardhë”, është vendosur të formojnë koalicionin qeverisës. Sipas tre udhëheqësve, ata ranë dakord mbi disa parime mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme.

“Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Së dyti, qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur



Të ndryshme
Më shumë
Bujar Osmani votoi dhe ju pret sonte në shesh për të festuar17 October 2021
Regjistrohet Bashkësia Islame Selefiste në Maqedoni, reagon ashpër BFI (video)18 February 2021
Tiktok kthen modën e viteve ’9029 October 2021