Nga Bota
2 September 2020
“Qëlloni pa paralajmërim këdo që shkel kufirin”, masat anti-Covid në Korenë e Veriut

Koreja e Veriut ka dhënë urdhër të prerë për ushtarët dhe policinë, të qëllojnë menjëherë këdo që futet 800 metra brenda territorit të shtetit komunist në kufirin me Kinën. Ky urdhër është dhënë si një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Policia në qytetin Hoeryong ka thënë se ata do të qëllonin këdo që futet në këtë distancë, pavarësisht arsyes, raporton RFA. Ky vendim është duke u zbatuar përgjatë gjithë kufirit me Kinën, i cili është më shumë se 1400 kilometra i gjatë.

Ushtarëve dhe policisë u janë dërguar armë dhe municione në kufi për zbatimin e kësaj politike të pamëshirshme, ndërsa askush nuk do të mbajë përgjegjësi në rast të viktimave brenda një distance të tillë.

Forcat speciale koreanoveriore janë dërguar në kufi me arsyetimin për të dhënë ndihmesën e tyre, por në fakt RFA shkruan se në fakt kjo është një lëvizje për të vëzhguar rojet, pasi ekziston frika e korruptimit të tyre, të cilët mund të paguhen për kontrabandën e mallrave.



Të ndryshme
Më shumë
Raporti javorë për Covid-19: Më shumë të infektuarit të rinj mes moshës 50-59 vjeçare29 July 2020
Caktohet seanca konstituive, 4 gusht ora 12:0029 July 2020
Kreu i BionTech optimist: Vaksina jonë efikase kundër variantit Delta23 June 2021