Nga Vendi
14 September 2020
Grabitje në një barnatore në Shkup, arrestohet 38 vjeçari

Një 38 vjeçar është arrestuar pasi pasditen e sotme ka grabitur një barnatore në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

“Zyrtarët policorë të SP Qendër pasditen e sotme kanë arrestuar një burrë, F.L. (1982), i cili rreth orës 16:30 ka grabitur një barnatore në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”. Ai nën kërcënime me thikë nga të punësuarit ka marrë 6000 denarë dhe një telefon mobil. Pas informacioneve të marra, policia ka privuar nga liria personin në fjal dhe ka gjetur paratë dhe telefonin”, informojnë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Luana Vjollca shijon ditët e nxehta në det, a po e shoqëron Krenari?31 July 2020
Enti i Statistikave nuk do të kërkojë vazhdimin e regjistrimit të popullsisë30 September 2021
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni28 June 2021