Nga Vendi
8 December 2020
Filipçe: Nuk do të ketë karantinë gjatë festave të fundvitit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, konsideron se nuk duhet të vendoset orë policore apo karantinë e plotë gjatë festave të fundvitit, sipas tij, kjo nuk do të kishte efektin e dëshiruar mirëpo nuk përjashton restrikcione tjera për objektet hotelierike.

“Mendoj se ora policore dhe karantina nuk do të kishin efekt gjatë festave të fundvitit, për shkak se tashmë kemi masa të mira të cilat në qoftë se respektohen, do të japin efekt, dhe kjo tashmë shihet.

Ne kemi reduktuar faktorin e transmetimit të virusit dhe numrin e pacienëve në spitale, në raport me atë si ishte në fillim të muajit nëntor. Ndërsa orarin e punës në vendet ku mund të grumbullohen njerëz, për këtë do të diskutohet në mbledhje”, tha Filipçe.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Bisedimet për BE-në nuk duhet të shndërrohen në bisedime me Bullgarinë25 June 2021
Taravari: LSDM-ja hesht për kaubojt e BDI-së dhe sulmon komunat e ASH-së 4 September 2020
Adrola Dushi: “Shqiptarët janë raca më e bukur në botë, s’ka asnjë si ne”23 September 2021