Nga Rajoni
8 December 2020
Policia qëllon për vdekje një 25-vjeçar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën Laprakës në Tiranë. Aty një 25 vjeçar u qëllua për vdekje nga një polici.

Raportohet se 25 vjeçari nuk iu ishte bindur urdhrit të policisë për tu ndalur, madje ai ishte larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë që si fillim i është dukur si armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth orës 01:45.

Duke qenë se rruga ka qenë pa ndriçim, polici e ka qëlluar të riun i cili ka ndërruar jetë në spital.

Nga ana tjetër, efektivi i policisë, me iniciale N.H, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme./AlsatM



Të ndryshme
Më shumë
20% e gjuhëve rrezikojnë të “vdesin” deri në fund të shekullit21 June 2021
Sejdiu: Në Zhelinë u keqpërdor votuesi, e po ashtu edhe policia22 October 2021
KSHZ hedh poshtë 1478 ankesa të partisë “E Majta”19 July 2020