Sport
24 January 2021
Shpjegon trajneri personal: Pse ushtrimet me pesha duhet t’i bëni para ushtrimeve kardio

Siç duket, ideja se ushtrimet kardio duhet të bëhen në fillim të ushtrime fizike është vetëm një mit

Max Lowery, trajner i njohur personal, thotë se njerëzit duhet ta bëjnë krejtësisht të kundërtën, transmeton Telegrafi.

“Është gabim i madh të bëni ushtrime kardio dhe të lodheni para se t’i bëni ushtrimet me pesha. Nëse dëshironi që sesioni juaj me peshëngritje të jetë 100 për qind efektiv, ju duhet të jeni të freskët”, thotë Lowery.

Ushtrimet kardio i zbrazin rezervat e glikogjenit, e kjo do të thotë se ushtrimet tuaja për forcë dhe me peshëngritje do të jenë më pak efektive.

Nëse jeni të lodhur para se të filloni sesionin me peshëngritje, ju jeni edhe më të prirë të lëndoheni.

Sa i përket asaj se si duhet të sigurohet një trup i mirë dhe me muskuj, ai thotë se kardio mund të mos jetë përgjigja e duhur.

 

Përderisa ushtrimet kardio janë të mira për arsye shëndetësore dhe për djegie të kalorive, ngritja e peshave është mënyra më efektive për skulpturimin e trupit. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ndahet nga jeta veteranja e arsimit Nadire Arifi, Nëna e Teuta Arifit11 September 2020
MASH Maqedoni: Aplikimi për akomodim në konviktet për nxënësit përfundon më 15 korrik 5 July 2021
Talat Xhaferi pjesëmarrës në Sesionin e tetë të PBEJL në Antali21 June 2021