Nga Vendi
14 February 2021
Filipçe: Vaksinimi kundër Covid-19 nis të mërkurën!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka marrë pjesë gjatë pranim-dorëzimit të 4800 vaksinave nga Pfizer, nga gjithsej 8000 vaksina që janë siguruar nga Serbia, transmeton Alsat. Filipçe njoftoi se të mërkurën do të nis imunizimi kundër Covid-19 në vend, ku fillimisht me këto vaksina do të imunizohet një pjesë e personelit mjekësorë.

“Falënderoj presidentin Vuqiç për këtë gjest miqësor. Kjo krizë ka treguar se solidariteti është i rëndësishëm dhe se nuk ka kufij. Ne jemi plotësisht të përgatitur, vaksinat janë tashmë në rrugën e tyre për t’u vendosur në frigoriferët e duhur. Pas njoftimit të Pfizer të premten në mbrëmje, kemi punuar deri dje. Nënshkruam marrëveshjen trepalëshe, e cila ishte praktikisht një kusht që të ndodhte ky donacion nga Serbia. Vaksinat janë në vendin tonë sot. Procedura e rregullt në Agjencinë e Ilaçeve do të përfundojë nesër, pas së cilës vaksinimi do të fillojë të mërkurën me punëtorët shëndetësorë në klinikën modulare në Qendrën Klinike në Shkup ”, theksoi Filipçe.



Të ndryshme
Më shumë
ASH-AAA do ta çojnë në gjykatë vendimin e KSHZ-së për vendvotimin në Dibër22 October 2021
E veshur me ngjyrë të kaltër për vizitën në Shqipëri, mesazhi i koduar pas xhaketës së Merkel 14 September 2021
Joe Biden zbulon çfarë i sugjeroi ish Presidentit Ghani17 August 2021