Nga Vendi
15 June 2021
Kacarska për “27 prillin”: Nuk ka politikan që mund të ndikojë në vendimet që i marr

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska, thotë se ajo nuk ndikohet nga asnjë politikan, në lidhje me vendimet që i merr në lëndët që i udhëheq.

Duke komentuar kritikat e OBRM-PDUKM-së, se ajo është emëruar kryetare e Gjykatës Kushtetuese për shkak të dënimeve që i solli për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, Kacarska tha se këto akuza atë nuk e shqetësojnë, pasi i quajti të pavërteta, ndërsa tha i shqetësojnë nënën dhe vajzën e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kritika që nuk është e bazuar në fakte, nuk më prekin mua. A edhe pas 34 vjet përvojë pune si gjykatëse, dikush mund ta kontestojë zgjedhjen time në Gjykatën Kushtetuese? Kritikat e opozitës janë të përditshme. Më vjen keq që ato ndikojnë tek vajza dhe nëna ime, por jo tek unë. Deri sa e bëj punën time me nder, ato kritika nuk ndikojnë tek unë”.

“Në lidhje me lëndën për 27 prillin, me vjen keq që thuhen të pavërteta të tilla. Nuk mund të flitet për mbrojtës të kushtetutës, për persona të cilët kanë hyrë me dhunë në Kuvend, që kanë sulmuar deputetët, gazetarët dhe policët. Më vjen keq që u bë plan që ai gjykim të transmetohej drejtpërdrejt, vazhdimisht. Ju them që politika tek unë nuk mund të ndikojë, asnjëherë dhe asnjë politikan”, tha Kacarska.

Ndërsa duke folur për zgjedhjen e gjykatësve të ri kushtetues, ajo tha se shpreson se do të zgjidhen më profesionistët dhe më të ndershmit.



Të ndryshme
Më shumë
Vjena stoliset me flamuj të Kosovës para takimit të Vjosa Osmanit me liderët e Austrisë22 June 2021
Top Channel i dhuroi apartament, por burri i Arjola Demirit fiton kujdestarinë e fëmijëve dhe ajo ende nuk e di 6 February 2022
Maqedoni, numri i hospitalizimeve tejkaloi shifrën prej 1000 – virusi nuk zgjedh moshë31 August 2021