Nga Rajoni
17 June 2021
OVL e UÇK’së i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Hapni ju arkivat për krimet dhe masakrat që i keni bërë ndaj shqiptarëve

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka kërkuar dje që të hapen arkivat e UÇK’së.

Vuçiq pretendon se ka të dhëna për varreza masive me civilë dhe ushtarë serbë.

Ndërkaq Faton Klinaku me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk ka asgjë për t’u fshehur në këto arkiva, derisa i ka kërkuar Serbisë që t’i hapë arkivat për krimet dhe masakrat që i ka kryer ndaj shqiptarëve.

“Vuçiq, arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura për publikun, ato janë edhe të hapura sepse nuk ka se çfarë të fshihet në to. Hapni ju Serbia arkivat, tregoni krimet dhe masakrat që i keni bërë ndaj shqiptarëve dhe zbuloni edhe varrezat që i keni fshehur me vite të tëra”, ka thënë ai.



Të ndryshme
Më shumë
Ndihmoi arratisjen e ‘boss’-it turk që mashtroi me kripovaluta, arrestohet 36-vjeçari shqiptar23 September 2021
Albërie Hadërgjonaj si vera, nuk po plaket15 September 2021
Antonela: Dua meshkuj mbi 40-vjeç, mund të më ngacmoni lirisht20 September 2021