ShowBiz
17 June 2021
Koha kur Melinda Ademi këndonte para Jennifer Lopez, Mariah Carey dhe Nicky Minaj

Melinda Ademi vite më parë ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka marrë pjesë në disa edicione në spektaklin e famshëm të ‘American Idol’.

Ajo ka filluar karrierën e saj në moshën 16-vjeçare, e që gjatë vitit 2011, ajo morri pjesë për herë të parë në këtë spektakël, por se nuk arriti të fitonte ndonjë çmim.

Melinda u rikthye sërish pas dy viteve duke arritur të kualifikohej deri në gjysmë finale. Këngëtarja u bë një ndër artistet më të dashura të muzikës shqiptare për vetëm pak vite karrierë në muzikën shqiptare.

Në vitin 2011, ajo ishte përball këngëtares me famë botërore, Jennifer Lopez e cila e votoi me “PO”, artisten shqiptare. Ndërsa gjatë vitit 2013, ishte përball Mariah Carey dhe Nicki Minaj.

Melinda Ademi në American Idol 2011, përball Jennifer Lopez

 



Të ndryshme
Më shumë
MPB Maqedoni: Është gënjeshtër që nuk ka pasaporta29 June 2021
Hoxha: Komunat shqiptare, garë mes Besës dhe BDI-së23 September 2021
Humor apo ironi? Ja çfarë tha Elvis Pupa për Arbana Osmanin21 October 2021