Nga Vendi
27 June 2020
Kryeministri shqiptar nderon Abdurrahman Alitin në përvjetorin e shtatë të vdekjes

Kandidati shqiptar për kryeministër Naser Zyberi ka bërë sot homazhe pranë varrit të Abdurrahman Alitit, kryetarit të dikurshëm të Partisë për Prosperitet Demokratik.

Ish kreu i PPD-së ishte një ndër figurat e dikurshme të rëndësishme të partisë më të madhe shqiptare atë kohë pjesë e së cilës ka qenë edhe vetë Zyberi.

Abdurrahman Aliti u nda nga jeta shtatë vite më parë dhe ishte njëri ndër figurat e para politike që ngriti zërin dhe alarmoi opinionin vendor dhe atë ndërkombëtarë se pikërisht ndryshimi i Kushtetutës është gjenerator i krizës .Ndryshimi i Kushtetutës në 1974 solli krizën dhe hapi një front që kishte mund të parandalohet po që se dëgjohej filozofia dhe alarmi që bëri ai në atë kohë.



Të ndryshme
Më shumë
Gurë të panjohur shfaqen në një fshat, njerëzit përfshihen nga “ethet e diamantëve”16 June 2021
Parkuan veturat e tyre buzë detit, por këta shoferë në Kroaci siç duket nuk i kishin bërë mirë llogaritë10 August 2021
Cili ishte roli i Elsa Lilës në grupin e trafikut të drogës?16 March 2022