ShowBiz
17 June 2021
U kritikua për skena eksplicite, Kika: Asgjë s’keni pa çka keni me pa

Skenat e shfaqura në emisionin e dashurisë në Kosovë, “Its my love”, i udhëhequr nga Kreshnik Husaj i njohur si Kika, kanë ngjallur reagime të shumta.

Ndaj këtij emisioni ka pasur edhe kritika të shumta për shkak të skenave eksplicite që shfaqen.

Por autori i këtij programi nuk i konsideron të tilla.

Në një intervistë për Gazetën Infokus, ai ka thënë se ky emision është shoë i moshave madhore.

“Its my love është emision i cili është duke u mbajtë në Kosovë dhe në Shqipëri me dy konkurrenca. Në kuadër të spektaklit ka mosha që janë +18 si e do rregullorja e programit. Për kritikat që kanë ardhë ne jemi uke krijuar shoë televiziv, shoë për moshat madhore, nuk e shoh që kemi bërë një skandal për mendimin tim”, ka deklaruar ai.

Kika shtoi se shikuesit e këtij programi i presin befasi të shumta.

“Asnjë gjë nuk keni pa çka keni me pa”, përfundoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Aksident në autostradën Tetovë-Shkup, lëndohen dy persona25 August 2020
Bastoret sportive të Maqedonisë kërkojnë mbështetje financiare ose ndryshim të masave28 August 2021
Rezultatet prej rreth 13 për qind të votave të numëruara15 July 2020