Nga Rajoni
17 qershor 2021
Kroacia thirrje pesë vendeve të BE-së të njohin Kosovën

Shefi i diplomacisë së Kroacisë, Gordan Grliç Radman, ka inkurajuar sot pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai u shpreh se një akt i tillë do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit të Gadishullit të Ballkanit Perëndimor, përcjell Albinfo.ch.

“Kroacia inkurajon pesë anëtarët e tjerë të BE të njohin Kosovën, pasi kjo do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës,” tha Radman Grliç për gazetarët në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratisllavë, raporton Kosova Press.

Sipas tij, respektimi i integritetit territorial të shteteve është thelbësor për stabilitetin e rajonit.

Ai thotë se kjo gjë mund të bëhet pa pasur nevojë të shkohet në idenë për ndryshim kufijsh, një tezë kjo, e cila ka qarkulluar në media.

“Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit duhet të ruhet dhe respektohet, pa rikrijuar kufijtë, siç kemi dëgjuar muajt e fundit duke qarkulluar disa letra të famshme, të cilat ishin të drejtuara në atë drejtim”, tha Radman.

Qipro, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia janë pesë vendet e BE-së që ende nuk pranojnë Kosovën si shtet të pavarur.



Të ndryshme
Më shumë
Sulmoi babë e birë, arrestohet 56-vjeçari nga Raveni15 tetor 2021
42 gradë Celsius! Sa do të rriten temperaturat në dy ditët në vazhdim23 qershor 2021
Sara ‘djeg’ rrjetin, pozon nga vetura me fustan të shkurtër22 qershor 2021