Nga Vendi
24 June 2021
Bislimovski: KRRE duhet ta përcaktojë edhe çmimin e ujit, pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Drejtori i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE) Marko Bislimovski në intervistë për Radio Evropa e Lirë thotë se Komisioni Rregullator duhet ta përcaktojë edhe çmimin e ujit, pasi do ta relakosjë presionin e politikës ndaj punës së këtyre ndërmarrjeve komunale publike.

“Ne nuk kemi kurrfarë prisoni në atë pjesë, ndërsa anëtarë të Këshillit janë nga parti të ndryshme politike dhe shumica çdoherë tenton të marrë kushtimisht thënë vendim popullor. Por e dini se gjatë periudhës së kaluar ka disa komuna, ku ka ndërprerje të furnizimit me ujë. Në atë periudhë çdo amvisëri sigurisht do të blejë një shishe ujë nga shitorja. Një shishe ujë nuk është nën 15 denarë, e aq është kursimi që e tregojnë.

Shumë është me rëndësi që ato mjete të cilat shumë do të thonë për këto ndërmarrje publike, të mund të investohen, ta përmirësojnë cilësinë dhe kuptohet të ndikojnë në zvogëlimin e humbjeve të ujit, të cilat në këtë sektor, dhe sipas raportit të Entit shtetëror për revision, janë të mëdha dhe në disa komuna janë edhe deri 80 për qind.

Për çfarë strategjie flasim kur kemi humbje të ujit prej 80 për qind, Kjo është si në ndonjë fabrikë të automobilave të prodhohen 100 automobila, ndërsa 80 të jenë problematike, domethënë këtu nuk ka biznes, nuk ka asgjë serioze. Prej këtyre shkaqeve propozojmë që KRRE si trup i pavarur dhe që funksionon 17-18 vite, siç e përcakton çmimin e energjisë elektrike, të gazit natyror dhe të energjisë ngrohëse, të njëjtën ta bëjë edhe për ujin, respketivisht ta thotë çmimin përfundimtar për çdo ndërmarrje”, thotë Bislimovski në intervistën për Radio Evropa e Lirë.



Të ndryshme
Më shumë
Rama tregon pse nuk erdhi në Kosovë siç kishte premtuar vitin e kaluar10 January 2024
LSDM-ja do ta pranojë rezolutën e OBRM-PDUKM-së për negociatat me Bullgarinë 5 July 2021
Taravari: Afrim Gashi është një prej njerëzve më të njerëzishëm që kam takuar në jetën time19 November 2021