Nga Bota
1 July 2021
OBSH paralajmëron valë të re të koronavirusit në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se rastet e reja me koronavirusi janë duke u rritur nga dita në ditë në Evropë duke lënë pas përmirësimin 10-javor të situatës me pandeminë.

Kreu i kësaj organizate për Kontinentin e Vjetër, Hans Kluge u shpreh se një valë e re pritet të godasë Evropën nëse nuk tregohemi të kujdesshëm e të disiplinuar. Ai deklaroi se shkak për këtë gjë mund të bëhet variant Delta që po përhapet me shpejtësi si dhe lehtësimi i disa prej masave të udhëtimeve.

Portugalia raportoi një ditë më parë numrin më të lartë të rasteve që nga muaji shkurt, ndërsa në Spanjë vërehet një shtim i të infektuarve mes të rinjve.

Rusia vijon të përballet me numra ende të lartë fatalitetesh. 672 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, ndërkohë që infektimet po shtohen kjo për shkak dhe të fushatës së dobët të vaksinimit.

Në Britaninë e Madhe të mërkurën u raportuan 26 mijë persona të infektuar, shifër kjo që nuk ishte përsëritur prej 29 janarit.



Të ndryshme
Më shumë
As BDI-së, as Besës, Zaev thotë se votuesit vetë do të vendosin kë do ta votojnë21 October 2021
Ngjarje e pazakontë, hajduti hyn në një shtëpi bën punët e shtëpisë dhe riparon gjëra24 September 2021
Ja në cilat qytete do të fillojnë partitë fushatën për zgjedhjet202024 June 2020