Sport
2 July 2021
Wenger: Xhaka ishte fantastik, ai e bashkoi skuadrën e Zvicrës

Ish-menaxheri i Granit Xhakës, Arsene Wenger ka thurrur lëvdata për të.

Wenger ishte i ftuar në “Bein Sports” në kuadër të ndeshjeve të “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Ai u ndal të flasë për ish-lojtarin e tij, të cilin e solli tek Arsenali nga Borussia Monchengladbach në verën e vitit 2016.

“Ndaj Francës, ai ishte fantastik, thjesht i mrekullueshëm, të gjitha vendimet e tij gjatë ndeshjes ishin të mira”, tha Wenger.

“Mendoj që ai ishte njeriu kryesor që bashkoi skuadrën e Zvicrës, ai që bëri gati trupat për luftë”, përfundoi Arsene Wenger.

Ndërkohë, për Xhakën po flitet se ai do të largohet nga Arsenali për në Romë, në pesë sezone me “The Gunners”, ai kishte regjistruar 220 paraqitje dhe kishte shënuar 13 gola.

Gjatë kësaj kohe ai ka fituar dy FA Cup, dy Community Shields dhe arriti në finalet e Europa League dhe Carabao Cup./Lajmi.net/



Të ndryshme
Më shumë
Momente tmerri! Nënat afgane hedhin foshnjat mbi telat me gjemba, u përgjërohen amerikanëve ti marrin19 August 2021
Shtrenjtohet çmimi i dizelit dhe benzinës në RMV 4 October 2021
Shpërthen Dafina Zeqiri: T’ju vijë turp që i thoni vetes patriotë29 July 2020