Nga Rajoni
2 July 2021
Forumi i Prespës, Kurti arrin në Ohër, shihet bashkë me Edi Ramën e Ali Ahmeti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po merr pjesë në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare në “Forumin e Prespës për Dialog.

Kurti ka takuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, Ali Ahmetin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Në këtë forum do të diskutohen temat që kanë të bëjnë me lidhjet transatlantike dhe kthimit të sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor raporton Klan Macedonia.

“Rivendosja e sinergjisë në mes BE-SHBA drejtë Ballkanit Perëndimor” është titulli i panelit, i cili do të hapet nga presidenti Stevo Pendarovski, pasuar nga fjalimet nga presidentët e Malit të Zi dhe Sllovenisë, Milo Gjukanoviq dhe Borut Pahor, ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazia Filip Riker, komisionari i BE-së Johanes Hanl.

Në këtë panel merr pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq . Një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev ka takuar ish-kryeministrin grek dhe kryetarin e partisë “Siriza”, Aleksis Cipras.

Zaevi dhe Ciprasi janë pajtuar se tre vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, për çdo ditë vijnë përfitimet nga zgjidhja e kontestit prej tri dekadave me të cilën u vendosën miqësia strategjike mes RMV-së dhe Greqisë.

GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Kjo është vajza 21 vjeçare e Duda Balje 1 September 2021
Osmani: Dy diplomatë nuk e kanë kaluar vetingun, do t’u ndërpritet marrëdhënia e punës21 September 2021
Tetovë, policia rrugore shqipton 55 gjoba për kundërvajtje11 September 2020