Nga Rajoni
2 July 2021
Çfarë kërkuan më së shpeshti kosovarët në YouTube gjatë vitit 2020

Një hulumtim që u publikua nga njohësi i teknologjisë dhe eksperti i fushës së hulumtimeve në rrjetet sociale, Kushtrim Rexha ka treguar se çfarë kanë kërkuar më së shumti qytetarët në YouTube gjatë vitit 2020.

Rexha, ka publikuar disa statistika nga një hulumtim që ka kryer së fundi në lidhje me atë se çfarë kanë kërkuar qytetarët më së shumti në YouTube, gjatë vitit 2020.

Sipas statistikave të publikuar top gjërat e kërkuara në YouTube gjatë vitit të kaluar janë: ‘Çka ka shpia, Përputhen, Tayna, Mozzik, Më fal, Meda, etj’.

Kushtrim Rexha ka treguar edhe si është kryer ky studim.

“Kryesisht studimi dhe hulumtimi është bërë nga disa mekanizma të cilët i gjurmojnë kërkimet klikueshmëritë dhe i renditin sipas veprimeve, kam kry algoritme te ndryshme dhe kjo gjë është verifikuar edhe nga platforma statista, kështu që 99% është rezultat i saktë si shkak i këtij hulumtimi”, ka thënë Rexha për Metron.

Kujtojmë se YouTube është një platformë e mediave sociale që përdoret mjaft shumë. Në të gjithë botën atë e përdorin afër 1.9 miliardë persona.

Ndërkaq më poshtë keni statistikat për vitin 2020 në YouTube, për atë se çfarë kanë kërkuar qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
“Isha e shokuar dhe nuk reagova… “, Modelja e njohur rrëfen dhunën verbale që ka ushtruar mbi të ish partneri13 August 2021
Zaev i ofe ndoi shqiptarët, reagon Sali Berisha: O argat i Beogradit (VIDEO)11 July 2020
Shqetësuese, rritja 74% e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë ekstreme20 August 2021