Nga Vendi
2 July 2021
Arjanit Hoxha në Gostivar: Me rebalancin e buxhetit, janë siguruar mjetet për subvencionet në bujqësi

Mistrita e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka zhvilluar takim me bujqit e rajonit të Gostivarit, gjegjësisht bujqit e fshatrave Zdunjë, Banjicë e Poshtme dhe Banjicë e Epërme.

Në këtë takim i pranishëm ka qenë edhe ministri i këtij dikasteri Arjanit Hoxha i cili u premtoi bujqive se me rebalancin e buxhetit janë siguruar tre milion denarë për pagimin e subvencioneve bujëqore për këtë vit. Me këtë rast ministri tha se së shpejti do të zgjidhet edhe problem i kanalit të ujitjes në fshatin Zdunjë.

“Në këto takime bisedohet për çështje që i tangojnë qytetarët e këtyre vendbanimeve, me theks të veçante problemet në sferën e bujqësisë dhe shërbejnë si udhërrëfyes për të punuar në të mirë të qytetarëve dhe për të plotësuar kërkesat e tyre”, tha mes tjerash ministri, Arjanit Hoxha.

Ministri Hoxha shoqërohje nga bashkëpartiakët e tij, nënkryetari i Lëvizjes Besa, deputetin Fadil Zendeli, zv.ministri i Arsimit Arafat Shabani dhe përfaqësuesit e Lëvizjes BESA nga Dega e Gostivarit.



Të ndryshme
Më shumë
E tmerrshme: Kuzhinieri vdes pasi bie në enën e madhe me supë pule30 June 2021
Aktorja e “O sa mirë” pjesë e Big Brother VIP22 September 2021
Mohuesi i Masakrës së Srebrenicës në pullën postare të Turqisë, nxiten reagime të ashpra23 June 2021