Nga Bota
7 July 2021
Hungaria dënon distributorin e librit për fëmijë që paraqet familje homoseksualësh

Hungaria ka gjobitur një distributor të një libri për fëmijë, në të cilin bëhet fjalë për familjet homoseksuale. Gjoba u dha sipas një ligji që i ndalon praktikat e padrejta tregtare. Autori amerikan i lirbit tha se ky është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së informimit dhe lirisë së botimit.

Kjo gjobë u dha pak kohë para hyrjes në fuqi të një ligji të ri, i cili e ndalon në shkolla përdorimin e përmbajtjeve që shihen si promovim i homoseksualitetit dhe ndryshimit të gjinisë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Një zyrtar lokal i qeverisë tha se distributori i ka hutuar klientët, sepse libri, ku një fëmijë shihet me dy nëna, ishte vendosur në librari në mesin e librave të tjerë për fëmijë, pa iu vendosur shenjë për përmbajtje “ndryshe”.

Libri është përkthim në hungarisht i librit “Herët një mëngjes” i shkrimtarit amerikan, Laërence Schimel. Në libër paraqitet jeta e përditshme e dy familjeve nga këndvështrimi i fëmijëve.

“Ky libër ishte vendosur në mesin e librave të tjerë me përralla dhe kështu ata e shkelën ligjin. Praktikë e padrejtë është kur nuk mund të shihni që në këtë libër paraqitet një familje ndryshe nga një familje normale. Nëse aty ka njoftim, është në rregull”, tha komisioneri rajonalt Richard Tarnai.

Zyrtari nuk e tregoi emrin e kompanisë së dënuar, por dihet se ajo duhet të paguajë 250 mijë forinta ose 834 dollarë, sipas ligjit kundër praktikave të padrejta tregtare.



Të ndryshme
Më shumë
Serbja që trazoi Gjakovën, Dragica Gashiqit nuk i lejohet vendosja e derës së blinduar30 June 2021
Pse po vdesin të moshuarit nëpër motele?22 June 2021
Garë e ashpër në Tearcë31 October 2021