Nga Rajoni
9 July 2021
Sivjet do të jetë vera më e nxehtë në dy dekadat e fundit, japin detaje nga IHMK

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se temperaturat e regjistruara në muajin qershor të këtij viti janë shumë më të larta që nga viti 2001.

Ai tha se temperaturat e muajit të kaluar kanë arritur deri në 35.6, e që sipas tij temperatura si këto në vitet e kaluara kanë mbretëruar në muajt korrik dhe gusht.

Aliu në “Ora Shtatë në Klan Kosova” tha se nga datat 20 deri 30 qershor, temperaturat kanë arritur mbi 30 gradë celsius.

Parashikuesi i motit nga IHMK përmes një grafike të prezantuar në studion e mëngjesit në Klan Kosova njëherit ka shpjeguar se edhe deri në sa gradë kanë arritur temperaturat në muajin qershor që rezulton se ishte më i nxehti.

Ndërkaq sa i përket reshjeve në vend gjatë këtyre muajve, Aliu ka treguar se në maj nuk ka pasur fare reshje, ndërsa Podujeva dhe  Prizreni janë qytetet që kanë regjistruar më së shumti reshje në qershor, kurse gjatë kësaj periudhe më pak shi pati në Junik.

Në fund, parashikuesi i motit iu ka bërë thirrje qytetarëve që se nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 pasdite të mos ekspozohen në temperaturat e larta.



Të ndryshme
Më shumë
MOST: Deri tani, asnjë parregullsi e shënuar15 July 2020
“Më e mirë nëna se e bija”, Erion Veliaj e komplimenton nënën e Dua Lipës23 July 2021
Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Goran Rakiqit: STOP13 October 2021