Nga Vendi
23 July 2021
Sela: Ahmeti ka frikë të përballet me opozitën shqiptare

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një deklaratë për shtyp komentoi koalicionin parazgjedhor të shpallur mbrëmë në mes BDI-së dhe LSDM-së për zgjedhjet lokale. Sela tha se lideri i BDI-së, Ahmeti siç duket është i frikësuar nga ASh, pasi që nuk pranoi sfidën e ASh-së, që në zgjedhjet lokale të dalin pa koalicione dhe pa kalkuluar në votat e partive maqedonase, për të matur fuqitë me vota të qytetarëve.

“Përfundimisht Ali Ahmeti nuk e pranoi sfidën që të dalin ballë për ballë në zgjedhjet lokale. Ne nga njëra anë dhe ai me partitë shqiptare në anën tjetër. Sic duket ka frikë”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASh-së.



Të ndryshme
Më shumë
Bregoviq u përshëndet me Korçën me këngën “Kallashinkov”23 August 2021
Zvicra miraton martesat e gjinisë së njëjtë27 September 2021
Babai i Marigona Osmanit: “Kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë” 6 September 2021