Nga Vendi
29 July 2021
Rritet numri i të infektuarve, mund të kthehen masat restriktive në Maqedoni

Numri i personave të infektuar me coronavirus është rritur kohët e fundit. Të dhënat e publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga 3.593 testeve të kryera, janë regjistruan 47 raste të reja me Covid-19, si dhe 14 u shëruan dhe asnjë pacient nuk vdiq.

Numri i rasteve aktive është 359, nga të cilët 130 janë në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi dje nga Manastiri se do të vendosen masa kufizuese për personat e pavaksinuar ku ka mundësi për tubime masive, ngjarje publike, hyrje në vende publike.

“Kufizimet në vende të tilla do të zbatohen edhe për fëmijët që nuk janë vaksinuar. Ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të vendosim një formë kufizimi. Masat janë diskutuar dhe ne do të diskutojmë në mënyrë shtesë për të mbrojtur të gjithë popullatën tjetër”, informoi Filipçe gjatë vizitës së tij në Spitalin Klinik në Manastir.

Për momentin, theksoi ai, ne kemi shkallën më të lartë të vaksinimit në krahasim me shumë vende të rajonit dhe madje edhe në këtë pjesë të Evropës./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kasami: Koalicioni jonë do të fitojë të paktën 61 deputetë24 June 2020
Koalicioni ASH-AAA do ta mbështesë Ligjin për Regjistrimin, pavarësisht se iu refuzuan të gjitha amendamentet19 January 2021
Aliti: Rrënimi i objektit, hakmarrje politike 2 September 2020