Nga Vendi
29 July 2021
Mbi 3.500 qytetarë me të ardhura të ulëta do të marrin 12.000 denarë për pushime

Ministria e Ekonomisë siguroi 23 milion denarë shtesë për vauçerët e turizmit prej 12,000 denarë për personat me të ardhura të ulëta që aplikuan në thirrjen publike.

Me ribalancimin e Buxhetit për vitin 2021, janë siguruar fonde shtesë për vauçerët e turizmit, në mënyrë që mbi 3.500 qytetarë me të ardhura të ulëta këtë vit të mund të kalojnë verën në objektet turistike vendase, njoftoi në profilin e tij në Facebook, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Sipas Bekteshit, deri tani janë lëshuar 1.250 vauçerë prej 12.000 denarë për turizmin me vlerë prej 15 milionë denarë, aq sa ishin parashikuar në Programin për turizmin vendas për punëtorët me të ardhura të ulëta në vitin 2021.

“Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar dhe që plotësojnë kushtet për të marrë vauçer për turizëm vendas do të dorëzohen gjatë javës së ardhshme. Vauçerët për turizmin mund të përdoren jo më vonë se 30 nëntori i 2021 në objektet turistike vendase që kanë aplikuar në thirrjen publike të Ministrisë së Ekonomisë. Mbështetja e sektorit të turizmit është prioriteti ynë”, shkruan Bekteshi.

Sipas Thirrjes Publike, siç theksohet nga Ministria e Ekonomisë, një certifikatë-vauçerë për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta mund të merret nga të gjithë qytetarët, të ardhurat mujore të familjes së të cilëve nuk e kalojnë shumën neto prej 30.000 denarë dhe të cilët kanë aplikuar në thirrjen publike e cila u publikua më 8 qershor 2021./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet, në mesnatë skadon afati për regjistrimin e personave me Kovid-19 dhe të izoluarit 8 July 2020
Tetë arsyet pse është mirë të kesh një ‘partner pune’ 2 July 2020
“Fitoj 12 herë më shumë se burri”, flet 34-vjeçarja që e la punën si mësuese për t’u bërë modele20 August 2021