Nga Vendi
18 August 2021
OBRM-PDUKM: Me Carovskën nuk ka as libra, as dëftesa, as plan për mbajtjen e mësimit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media e ka akuzuar ministren e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, për paaftësi për menaxhimin e arsimit në vend.

Nga kjo parti thonë Carovska akoma mendon për “skenarët” për ndjekjen e mësimit nga nxënësit në vitin e ri shkollor.

“Dhjetëra ditë para fillimit të vitit shkollor, as prindërve, as mësuesve, as nxënësve nuk iu tregua një libër i vetëm mësimor për klasën e parë dhe të katërt sipas Konceptit të ri për reformat në arsimin fillor. Gjithashtu nuk janë tekstet për klasët tjera, por edhe për shkollat ??e mesme profesionale”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se gjithashtu mungojnë dëftesat e nxënësve./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Do të sigurojmë mjete për furnizimin e tabletave për fëmijët e familjeve më të varfra 3 September 2021
Fiona Rushiti, shqiponja e zjarrtë (video)29 November 2021
Të dielën zhvendosen akrepat e orës, fillon llogaritja dimërore e kohës24 October 2020