Nga Bota
18 August 2021
Tramp: Në Afganistan shpenzuam sa buxheti ushtarak i Rusisë

Uashington, 18 gusht – Ish-presidenti amerikan, Donalld Tramp krahasoi shpenzimet vjetore të SHBA-së për operative në Afganistan me buxhetin ushtarak të Rusisë.

“Shpenzuam vetë m 42 miliardë dollarë në vit. Paramendoni, 42 miliardë. Sa kuptova, Rusia në vit shpenzon 50 miliardë për tërë ushtrinë, ndërsa ne 42 miliardë”, deklaroi Trampi në intervistë për Foks njus.

Ai shtoi se edhe krahas shpenzimeve të tilla SHBA-ja nuk mori asgjë si shpërblim.

“Miliarda dhe miliarda dollarë. Helikopterët më të rinj ‘Bllek hok’ që tani do t’I studiojë Rusia, Kina dhe disa të tjerë, sepse ajo është teknologjia më e mirë në botë”, theksoi Trampi.

Ai shtoi se është I hidhëruar që SHBA-ja nuk e shkatërroi teknikën ushtarake para se të largohen nga Afganistani dhe tani ajo është në duart e talebanëve.

“Tërheqja e trupave nga Afganistani nën kryesimin e presidentit aktual Xho Bajden është poshtërimi më I madh për SHBA-në”, theksoi Trampi.

/ koha.mk / 



Të ndryshme
Më shumë
BDl takon arsimtarët dhe profesorët tetovar (FOTO)26 June 2020
Osmani: Retorika e Zaevit në kampanjën zgjedhore ishte e gabuar23 July 2020
Latifi: Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ka bindur një shtet të madh ta tërheqë njohjen e Kosovës30 July 2021