Nga Vendi
3 July 2020
Beteja e partive shqiptare e fokusuar në zonën zgjedhore numër 6

Partitë shqiptare në Maqedoni janë fokusuar dhe po punojnë që të marrin më shumë vota në zonën zgjedhore numër 6. Kjo për faktin se partia e parë që del në këtë rajon sipas formuës së Dontit do të madh numrin më të madh të deputetëve, njofton agjencia e lajmeve INA.

Njësia numër gjashtë është njëherësh njësia me më shumë shqiptarë dhe me më shumë votues. Ajo shtrihet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë dhe nxjerr më tepër se gjysmën e deputetëve shqiptarë.

Por kjo zonë njëkohësisht është zona ku votohet më së paku. Dalja zakonisht sillet rreth 50%. Numri i deputetëve shqiptarë që nxjerr kjo njësi varet nga dalja e shqiptarëve në zgjedhje.

Në disa cikle zgjedhore, nga kjo zonë kanë dalë mbi 15 deputetë, por tani nëse do të ketë dalje të ulët për shkak të pandemisë, ka gjasa ky numër të ulet. (INA)



Të ndryshme
Më shumë
28-vjeçarja vjedh një kontejner me thasë të mbushur me para, autoritetet gjermane në kërkim të saj që nga maji 6 July 2021
Edona shfaqet zonjë e rëndë me stilin e ri21 October 2021
Ky është shoferi i autobusit që humbi jeten në aksidentin në Bullgari23 November 2021