ShowBiz
19 August 2021
Linda Halimi do t’i nënshtrohet për herë të parë një ndërhyrjeje në trupin e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo komentohet gjithmonë për ndryshimin drastik në trupin e saj me humbjen e madhe të peshës dhe tonifikimin e trupit.

Linda tani thotë se është gati të kryejë ndërhyrjen e parë estetike në trup, duke iu nënshtruar operacionit të quajtur BBL.

BBL është një procedurë e specializuar që mund të heqë dhjamin nga të pasmet. Gjatë procedurës, kirurgu plastik heq yndyrën e tepërt nga barku, pjesa e poshtme e shpinës ose kofshët duke përdorur liposuksion. Kirurgu pastaj e transferon këtë yndyrë në vithe përmes injeksioneve.

Këngëtarja me prejardhje nga Vitia shkroi në InstaStory se ka vendosur që një procedurë të tillë ta ndajë me ndjekësit e saj përmes një vlogu, që do ta publikojë në YouTube.

“Duke filluar udhëtimin tim të ri me vlog në YouTube për ndërhyrjen time të ardhshme BBL, ndërhyrja ime e parë kozmetike ndonjëherë dhe do të ndaj çdo detaj në YouTube për këdo që është kurioz të di se si gjithçka shkon, para, gjatë dhe pas! Abonohuni për ta parë të gjithën”.

Linda përndryshe muajin e kaluar publikoi këngën e re me titull “Amin”, e cila është pritur kryesisht mirë nga fansat e saj.



Të ndryshme
Më shumë
Avokati i Veselit i thotë gjykatësit “nxjerre kamxhikun”, reagon kryeprokurori Smith: Po na kërcënon16 February 2021
Çfarë e kishte pyetur Goran Bregoviç kriminelin Radovan Karaxhiçin? 6 August 2021
Ja kush është djaloshi 19 vjeçar që humbi jetën në liqenin e malit Sharr në Maqedoni (FOTO)29 August 2020