ShowBiz
23 gusht 2021
Vesel Kurtishaj flet pasi u alivanos LIVE në emision

Vesel Kurtishaj, fitues i Big Brother 8 ka folur pas alivanosjes që pati në emocion Live, shkruan SHQIP.com

Ai ishte i ftuar në një emision të ‘KK’, ku gjatë ndërrimit të pozicionit ka rënë përtoke.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka qetësuar fansat e tij duke thënë se gjendjen shëndetësore e ka mirë.

“Shoqni, me falni shumë që ju kam shqetësuar. Ke vetëm moment që su ndjeva mirë. Jam mirë e faleminderit shumë për interesimin”, ka shkruar ai.

Fituesi i Big Brother 8  foli për formatin VIP për të cilin u përfol se do jetë pjesë.

Ai ka deklaruar se nuk ka marrë ftesë e as nuk do pranonte të bëhej pjesë edhe sikur të ftohej.

Ndryshe, Vesel Kurtishaj u bë i njohur edhe si prezantues, falë disa programeve që ka drejtuar në të kaluarën./SHQIP.com



Të ndryshme
Më shumë
Imami arab në Gjermani e urren flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave13 shtator 2021
Zaev sot merr mandatin, vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re13 gusht 2020
Simovski: Rezultatet e regjistrimit do të dalin në muajin mars19 tetor 2021