Nga Vendi
23 August 2021
Gostivar, situata me pandeminë vazhdon të jetë kritike

Vala e katërt e pandemisë, fuqishëm ka prekur Gostivarin dhe rrethinën. Afro 100 mijë banorë të këtij rajoni janë duke e jetuar periudhën më të vështirë të covid-krizës. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e autoriteteve të shëndetësisë. Javën e kaluar, për çdo ditë, janë shënuar mbi 100 infektime të reja, që e ka bërë rajonin të jetë në krye të covid-listës në vend. Rekordi i zi u arrit të Enjten kur ishin regjistruar 216 raste positive me COVID-19 dhe pesë viktima. Aktualisht në spitalin e Gostivarit trajtohen mbi 100 pacientë, pjesa më e madhe prej të cilëve janë në mbështetje të oksigjenit.

“Sipas të gjitha të dhënava, situata vazhdon të jetë e tendosur. Por, pas konsultimeve të sotme që patëm me stafin i cili kujdeset për Covid Qendrën, nata e kaluar ka qenë diçka pak më stabile dhe ka pasur më pak pacientë se ditët e kaluara. Për momentin në Spitalin e Gostivarit kemi 108 të hospitalizuar, ditën e djeshme në Repartrin Infektiv kemi pasur 42 kontrolle prej ku disa pacientë janë disperzuar në Repartin Internestik, Neurologjik dhe Spitalin modular. Nga 108 pacientë, 68 janë në asistim me oksigjen, për fat të keq kemi pasu edhe dy vdekje. Momentalisht punohet që të sigurohen vende të lira për pranimin dhe trajtimin e pacientëve të cilët do të kishin pasur nevojë”, theksoi drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi thekson se në koordinim me Ministrin e Shëndetsisë janë analizuar mundësitë që sipas nevojës disa pacientë të transferohen edhe në disa institucione tjera më të afërta shëndetësore.

“Gostivari de facto binte se është një nga qytetet më të atakuara nga virusi, për këtë, ne në kooridnim të vazhueshëm me MSH dhe ministrin Filipçe, vendosëm kontakte me disa spitale më të afërta rreth Gostivarit, konkretisht kemi kontaktuar me drejtorin e spitalit në Strugë, Ohrit, të Prilepit dhe të Manastirit që nëse do të kishim nevojë ti transportojmë pacientët tanë atje. Shpresojë që mos vijë deri te ajo situatë”, theksoi më tej drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi.

Drejtori Jakupi thekson se ka shtretër të lirë në Gostivar dhe sipas tij do të rritet edhe kapaciteti i pacientëve për trajtim me oksigjen.

Qytetarët nga ana tjetër vlerësojnë se duhet treguar më tepër ndërgjegjshmëri dhe të respektohen rekomandimet shëndetësore.

“Situata është e rëndë, nuk e presinim. Shpëtim i vetëm na ka mbetur vaksinimi prandaj dhe apelojë që qytetarët të vaskinohen që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të të afërmve të tyre”, thekson një banorë nga Gostivari.

“Situata është e rëndë, popullata duhet të besojë se ekziston virusi dhe duhet të mbrohen. Pastaj, shoh disa maskat nuk i mbajnë ose i vendosin vetëm atje ku nuk i lejojnë pa maska”, deklaron një qytetarë tjetër i Gostivarit”.

Nga policia njoftojnë se ditën e djeshme një banorë i Banjicës së Epërme nuk e ka respektuar masën e izolimit, ndërsa për pesë persona janë shqiptuar dënime për mos mbajtje të maskës mbrojtëse.



Të ndryshme
Më shumë
Kosovari tentoi të kalojë kufirin me Maqedoninë e Veriut me test fals të COVID-19, arrestohet nga Policia 2 September 2021
Na pret vjeshtë e thatë me temperatura mesatare 3 September 2020
Në bazën e NATO-s janë edhe 14 shtetas të Maqedonisë, tregon Osmani17 August 2021