Nga Rajoni
26 August 2021
Jeff Bezzos nuk shkoi në Sarandë, jahti luksoz ishte atje vetëm për t’u furnizuar me naftë

Flying Fox është jahti i multi-miliarderit Jeff Bezzos i cili së fundmi është parë në bregdetin shqiptar, atë të Sarandës.

Klankosova.tv ka raportuar se jahti super luksoz i Bezzos ka qëndruar në Sarandë, mirëpo nuk është bërë e ditur se a ka qenë edhe më i pasuri i botës aty, njofton Klankosova.tv.

Por, megjithatë Jeff Bezzos nuk ka qenë në Shqipëri, kjo pasi ai u pa me gruan e tij duke udhëtuar për në Los Angelos.

Jahti dy ditët e fundit ka udhëtuar nga Sicilia në Sarandë dhe më pas është ankoruar në bord ku ndodhet ende.

Mirëpo Topchannel ka sqaruar se jahti super luksoz ka ardhur për të blerë naftë, për të kryer shërbime pastrimi dhe për të deponuar mbeturinat pasi të mërkurën nga ai u shkarkuan plehrat, ndërsa jahti është në pritje për tu furnizuar me karburante.

Në Shqipëri çmimi naftës është shumë më i lirë, ku për një litër çmimi është 58 lekë.

Çmimi më i lirë i naftës ka bërë që shpesh miliarderët të vinë dhe furnizohen në Shqipëri.

Edhe pse nuk ishte vetë pronari i saj, lexuesit e Klankosova.tv na kanë dërguar foto dhe video të jahtit Flying Fox apo në shqip “Dhelpra Fluturuese”.



Të ndryshme
Më shumë
Komunat të merren me problemet reale, jo të shërbejnë populizëm në baza ditore, rekomandon biznesi 8 October 2021
Ushtarja amerikane që mbrojti foshnjën afgane vdes nga sulmi në aeroportin e Kabulit30 August 2021
Maqedoni: Nga shtatori infermiereve dhe teknikëve do t’u paguhet arsimi i lartë24 June 2021