Nga Vendi
30 gusht 2021
Daut Memishi merr “aminin” e Kasamit për kryetar të komunës së Tearcës

Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të
partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi, anëtari i kryesisë qendrore, Arafat Shabani, kryetari aktual i
komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tearcës. Kuvendarët zgjodhën
kryetarin e ri të degës, Remzi Bajrami si dhe kryesinë e degës.
Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kandidat për kryetar të komunës të zgjidhet Daut Memishi

“Fitorja e Lëvizjes BESA në Tearcë do të mbaj vulën e rinisë. Kandidati jonë Daut Memishi me përkrahjen nga Kuvendi i Degës së Tearcës, por edhe nga mbarë rinia e kësaj ane, vërtetojnë përfundimisht fitoren e padiskutueshme të Lëvizjes BESA!” ka shkruar Bilall Kasami



Të ndryshme
Më shumë
375 milionë euro ka dërguar diaspora në Maqedoni gjatë krizës së koronavirusit21 shtator 2021
Gashiq e padëshiruar në Gjakovë, qeveria hesht29 qershor 2021
Mimoza Mustafa ka ndaluar vitet, shfaqet nga plazhi si vajzë e re 31 gusht 2021