Nga Vendi
30 August 2021
Carovska: Me drejtorët do të bisedojmë për protokollet, nuk ka shtyrje të vitit mësimor

Pas takimit të paralajmëruar të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska me drejtorët e shkollave të mesme ku pritej të diskutonin për shtyrjen e vitit shkollor ose fillim të të njëjtit me mësim online, Carovska siguron se një gjë e tilë nuk do të ndodhë.

Carobska tha se sot do të ketë takime me drejtorët e të gjitha shkollave të mesme nga Maqedoni, por në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi dhe gatishmëria e shkollave për ta mundësuar një gjë të tillë.

“Në vazhdimësi kam takime me të gjithë drejtorët. Sot jemi dakorduar që të kemi diskutim në lidhje me fillimin e vitit shkollor dhe nuk ka diskutim lidhur me ndryshimin e modelit për shkak se Shtabi i Krizës në tetovë dërgoi kërkesë që për dy javë të ketë mësim online”, tha Carovska.

Ajo shtoi se KSI ka vendosur që të nisin me mësim online vetëm për shkak të mbingarkesës së spitaleve por jo edhe për parametra tjera.

“Sot nuk do të diskutohet për modelin e ndjekjes së mësimit, por për nisjen e vitit të ri mësimor”, tha Carovska./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Ua shtrijmë dorën atyre të cilët kanë më së shumti nevojë për momentin19 August 2021
Jasmina nuk mohon lidhjen me Ardian Bujupin, këngëtari përgjigjet përfundimisht25 March 2022
Arta Nitaj pozon e zhveshur në ara 9 July 2021