Nga Vendi
31 August 2021
Nxënësit i kthehen nesër mësimit, shkollat të gatshme për pritjen

Shkolla të pastruara e të dezinfektuara. Klasa të rregulluara e të furnizuara me mjete shkollore për mësim. Kështu duken shkollat fillore një ditë para fillimit të vitit shkollor 2021-2022. Në shkollën fillore “Liria” në Shkup tashmë kishin mbërritur edhe tabletët për nxënësit e kategorive sociale si dhe mjetet e tjera për realizimin e konceptit të ri mësimor.

Sa i përket procesit edukativo arsimor, për shkak se këtë vit shkollor klasat e para dhe të katërta do të fillojnë të punojnë me konceptin e ri, të gjitha përgatitjet i kemi bë. Arsimtarët i kanë përcjell trajnimet e duhura në tre module, kështu që mendoj që jemi të gatshëm që prej nesër, në mënyrë adekuate ti pranojmë nxënësit edhe ta fillojmë procesin edukativo arsimor”, tha Teuta Idrizi, drejtore e sh.f “Liria”, Shkup.

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska pranoi se edhe ky vit shkollor do të ketë përballë sfida të ndryshme. Por, siç shtoi ajo, sistemi arsimor është i gatshëm për çdo lloj skenari të mundshëm.

Mësimi me prezencë fizike nuk ka zëvendësim, jo vetëm për shkak të procesit të mësimit por edhe për shkak të procesit të socializimit dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit mental të fëmijëve tanë. Të gjithë ne jemi prindër dhe ishim dëshmitar se fëmijët tanë mësuan vitin e kaluar shkollor, por edhe ishim dëshmitar se u mungonte shoqëria dhe mësuesit, prandaj pikërisht këtë gëzim po e kthejmë në sytë e fëmijëve”, pohoi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se procesi mësimor do të jetë edhe më i sigurt nëse vazhdon vaksinimi i gjithë anëtareve të familjes.

Të gjitha analizat, kur bëhet fjalë për shkollat, përvoja nga vendet botërore padyshim tregojnë se viti shkollor duhet të nisë me prezencë fizik, mësimi online është në dëm të fëmijëve. Janë paraparë përjashtime për fëmijët me sëmundje kronike ose anëtarë të sëmurë kronikë. Ne, të rriturit mund t’ju ndihmojmë fëmijëve të kenë proces normal të edukimit duke u vaksinuar”, theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Komisioni për sëmundje infektive ka refuzuar kërkesën e komunave të Strugës dhe Kërçovës që viti i ri shkollor të shtyhet ose të realizohet online, për shkak të gjendjes me Covid 19. Sipas Filipçes, faktorët që kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes assesi nuk mund të lidhen me shkollat sepse të njejtat nuk kanë punuar deri më tani. Sipas të dhënave të UNICEF-it, Maqedonia vitin e kaluar kishte mungesë prej 52 javësh të mësimit me prezencë fizike ndërkohë që në Evropë mungesa e mësimit fizik ishte prej 24 javë.



Të ndryshme
Më shumë
Studiuesit amerikanë thonë se vaksinat e Pfizer dhe Moderna sigurojnë mbrojtje nga COVID-19 për disa vite30 June 2021
Vildania shfaqet në bikine, më seksi së kurrë 2 July 2020
Nga e mërkura, pritet të hiqet ora policore!15 June 2021