Nga Vendi
2 shtator 2021
BDI: Kujdesemi për Gostivarin, 130 milionë denarë për kanalizim fekal dhe amosferik

Sot janë inspektuar aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e kolektorit fekal dhe kanalizimet fekale dhe atmosferike në Bllokun Urban 21 në komunën e Gostivarit dhe Bashkimi Demokratik për Integrim thekson që me këto investime kapitale rritet cilësia e jetës, investohet në mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesemi për çdo qytetar, sepse të gjithë meritojnë kushte dhe mirëqenie më të mira për jetë.

BDI vlerëson se, fondet prej rreth 130 milion denarë, për këtë projekt janë siguruar nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe duhet t’u shërbejnë 2720 banorëve të Bllokut Urban 21 në qytetin e Gostivarit, derisa gjatësia e përgjithshme e kolektorit fekal është rreth 4.7 km, ndërsa gjatësia e përgjithshme e rrjetit të kanalizimeve për Bllokun Urban 21 është rreth 2.8 km kurse projekti parashikon ndërtimin e edhe të kanalizimeve me gjatësi prej 2.4 km, derisa nga buxheti për vitin 2021, 6.000.000 denarë janë paraparë edhe për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve për vendbanimet Çajle, Forinë, Mlaki dhe Zonën 7.

BDI konkludon se, duke patur parasysh rëndësinë e deponisë Rusino për qytetarët e Gostivarit dhe rajonit të Pollogut, masat e shpejta në Rusino janë zbatuar dhe është paralajmëruar faza e dytë e projektit, për të cilin janë siguruar fonde shtesë si grant prej 6.000.000,00 CHF nga Qeveria e Zvicrës dhe një hua prej 17.370.614,00 euro nga BERZH për krijimin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në të gjitha komunat e rajonit të Pollogut.



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Osmani e quan Hotin arrogant 7 shtator 2020
Personazhet e Për’puthen në Tetovë reagojnë aktorët tetovar30 qershor 2021
A do të izolohet shteti pas zgjedhjeve? Ja çfarë thotë Filipçe 7 korrik 2020