Nga Vendi
10 shtator 2021
Tragjedia në Tetovë , gjithçka ndodhi për 3 deri në 5 minuta

Gjithçka ndodhi në 3-5 minuta, tha sot në një deklaratë për mediat koordinatori i Qendrës Kovid në Tetovë, Gazim Nuredini.

Sipas tij, gjatë asaj kohe të pranishmit arritën të shpëtojnë 12 jetë.

“Gjithçka zgjati 3-5 minuta. Ekipet mjekësore, stafi dhe njerëzit që ishin jashtë, të afërmit që donin të komunikonin me ne ata të gjithë ndihmuan dhe gjithçka ndodhi në 3 minuta.

Vetëm ata 12 pacientë mbijetuan gjatë asaj kohe. Të tjerët nuk patën sukses sepse flakët mbuluan të gjithë hapësirën në 3 minuta, “tha Nuredini.

“Ishte e çuditshme për mua … nëse do të ishte dru i thatë nuk do të digjej në një kohë kaq të shkurtër, por le të shohim se çfarë do të thonë ekspertët” shtoi Nuredini.



Të ndryshme
Më shumë
Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganët e parë27 gusht 2021
Nëna shqiptare: Nuk kam para për ti blerë fëmijëve tabletë 500 euro14 shtator 2021
Teuta Arifi uron fillimvitin e ri shkollor nga shkolla e re Reçicës së Vogël (Foto) 1 shtator 2021