Nga Vendi
14 September 2021
Nëna shqiptare: Nuk kam para për ti blerë fëmijëve tabletë 500 euro

Ministrja Arsimit, Mila Carovska ka filluar një eksperiment me klasët e katërta të shkollave fillore.

Ajo kërkon që nxënësit të mësojnë me libra elektronik përmes tabletëve me permformanca të mira dhe super të shtrenjtë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo ka alarmuar të gjitha shkollat dhe prindërit, të cilët kanë ardhur në përfundim se s’ka kushte për të kaluar ky eksperiment.

E para, sipas, një ankete të realizuar nga, shkolla Fillore ” Jeronim de Rada”, vetëm 10 për qind e nxënësve kanë kushte dhe tabletë profesional për të punuar me këto libra ‘online’.

E Dyta, shumë prindër nuk kanë kushte dhe mjete financiare për ti blerë këto pajisje dhe janë kundër që fëmijët e tyre ti prishin sytë dhe të deformohen duke qëndruar tanë kohën para kompjuterëve.

Në një mbledhje prindore, ku po diskutohej kjo çështje një Nënë bërtiti:

“Unë nuk kam pare për ti blerë tabletë fëmijëve”. Carovska mendon se ky numër i prindërve është i vogël dhe se kjo çështje zgjidhet lehtë. Harron se 90 për qind e prindërve janë në gjendje të rëndë financiare.

Si përfundim, prindërit kërkojnë që librat online të fotokopjohen dhe nxënësve të mësojnë sikur më parë.

Një mësues, i pranishëm në këtë mbledhje tha se kishte qenë në Zvicër. Ai kishte vizituar një shkollë, ku kishte parë vetëm mësuesin me tabletë.

I kishte thënë tek ne në Maqedoni, të gjithë kemi kompjuter, edhe nxënësit.

Mësuesi zviceran thotë: Epo Maqedonia është shtetë “më i fort” se Zvicra. (INA)



Të ndryshme
Më shumë
64-vjeçari gjendet i vdekur në një motel 22 June 2021
“Dëgjova hapa nëpër shkallë”, flet fqinja e 20-vjeçares që u vra nga burri i saj22 June 2021
“I mbylla gojën me duart e mia, ngjarjen e inskenova sa më të besueshme”, dëshmia e grekut që vrau gruan18 June 2021